Publikohet drafti i “Bohemian Rhapsody”, kënga kishte tekst e titull ndryshe NULL NULL 01.06.2023 23:25 01.06.2023 23:25 Njëri prej drafteve të këngës ikonike “Bohemian Rhapsody” nga bendi Queen është publikuar. Kjo këngë, shkruar nga i ndjeri Freddie Mercury, kishte tekst dhe titull tjetër. Titulli paraprak i kësaj kënge, sipas draftit, kishte qenë “Mongolian Rhapsody”. Ndërkaq, vargu “Nënë, sapo vrava dikë” kishte qenë “Nënë, një luftë ka filluar, më duhet të largohem sonte”. Sipas The New York Post, dorëshkrimi i kësaj këngëe do të dalë në ankand dhe pritet të shitet nga 150 mijë dollarë deri në plot 150 milionë sosh. Të tjera dorëshkrime që do të dalin në ankand janë edhe ato të këngëve “Somebody To Love”, “We Are The Champions” dhe “Don’t Stop Me Now”. Did you know ‘Bohemian Rhapsody’ was originally titled ‘Mongolian Rhapsody’? Written entirely by Freddie Mercury, a never-before-seen early draft reveals untold insights into one of the greatest pop songs of the 20th century. Read more: https://t.co/m8t4hoE39s pic.twitter.com/hlSHvhxCOD — Sotheby’s (@Sothebys) May 31, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Katedralja e famshme e Barcelonës, afër finalizimit të punimeve pas 141 vitesh ndërtim 02/10/2023