Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Publikohen shifrat – Sa pati të hyra e sa shpenzoi LDK-ja vitin e kaluar?

NULL NULL
19.06.2025 14:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet vjetore financiare të partive politike për vitin 2024.

Në mesin e këtyre partive është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kategoria pasuritë afatgjata të këtij subjekti për vitin 2024 është me 136 mijë e 111 euro e 23 cent.

Kurse pasuria afatshkurtër është 3 mijë e 606 euro e 29 cent. Të dyja pasuritë bashkë kapin shumën e 139 mijë e 717 euro e 52 cent.

Kurse ekuiteti kap vlerën e 223 mijë e 876 euro e 63 cent, detyrimet afatgjata dhe afatshkurta janë 363 mijë e 594 euro e 15 cent.

Poashtu, KQZ publikoi pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzime për LDK-në, del se të hyrat për vitin 2024 janë 643 mijë e 47 euro.

Kurse shpenzimet janë 594 mije e 398 euro e 8 cent. Për më shumë detaje klikoni këtu.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.