Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Publicisti Shtufi: Nëse Mossadi s’i ka minimum 100 shqiptarë agjentë, atëherë nuk është Mossad

NULL NULL
05.09.2024 22:22

Publicisti Pal Shtufi, ka folur për arrestimin e kosovarit Liridon Rexhepi nga autoritetet turke, i cili dyshohet se ka punuar për një ndër rrjetet më të fuqishme të inteligjencës në botë, atë izraelit – Mossad.

Shtufi tha se për të më befasi është se ka dalë në skenë dhe është zbuluar një agjent i Mossadit, sesa që një shqiptar është agjent i Mossadit, pasi siç tha “nëse Mossadi nuk i ka 100 shqiptarë agjentë, atëherë nuk është Mossad”.

“Nëse Mossadi nuk i ka 100 shqiptarë agjendë, atëherë nuk është Mossad. Sigurisht i ka, kjo është hamendja ime, në bazë të krejt atyre që lexon, sheh e po i jetojmë. Minimumi është 100 që i ka sepse ai është Mossad, një nga shërbimet më të sofistikuara”.

“Turqia e ka shërbimin serioz, nuk ka nevojë të merret Turqia kundër një shqiptari, cila është arsyeja. Pse kundër një Liridoni të Kamenicës, për cilën arsye. Nëse i shërben Mossadit, atëherë Turqia ka bërë mirë”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Shtufi tha se për të është e rëndësishme nëse veprimet e Rexhepit janë në kundërshtim me interesat turke, gjë për të cilën tha se nuk do t’i pëlqente, pasi Turqia është partner strategjik i Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.