PSV-Arsenal, formacionet zyrtare NULL NULL 12.12.2023 18:00 12.12.2023 18:00 PSV Eindhoven dhe Arsenali do të ballafaqohen sot, në kuadër të xhiros së fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet në “Philips Stadion”, duke filluar nga ora 18:45. Topçinjtë renditen në vendin e parë në grupin B me 12 pikë të grumbulluara dhe e kanë siguruar kualifikimin në fazën e nokautit. Ndërkohë PSV pozicionohet në pozitën e dytë me tetë pikë dhe me një barazim siguron kualifikimin në fazën tjetër. Dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.