Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Babai përdhunoi vajzën e tij në Fier, psikologja Syla: Devijim i natyrës seksuale (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2025 15:20

Psikologja Atifete Syla ka komentuar rastin e rëndë të abuzimit të një vajze 12-vjeçareje nga babai i saj në Fier, duke e cilësuar si një devijim të rëndë të natyrës seksuale.

E ftuar në emisionin “Kosova Today’’ në Klan Kosova, ajo tha se raste të tilla janë të papranueshme dhe shpeshherë të vështira për t’u identifikuar nga familja apo rrethi i ngushtë.

“Ky është një devijim i natyrës seksuale. Që një prind të përdhunojë vajzën e vet, është diçka e tmerrshme. Ajo që mendoj është se, përveç devijimit, ndikon edhe mungesa e kujdesit në familje. Jo që familja është fajtore, por shpesh nuk është e vëmendshme ose nuk arrin ta besojë që një gjë e tillë mund të ndodhë”,  u shpreh Syla, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se një vëmendje më e madhe ndaj sjelljeve dhe shenjave të ndryshme mund të ndihmonte në identifikimin e rasteve të tilla që në faza më të hershme.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.