Psikiatri Rexhepi: Kur njëri prind i thotë fëmijës JO, tjetri nuk duhet t’i thotë PO (VIDEO) NULL NULL 03.07.2026 09:02 03.07.2026 09:02 Psikiatri Sami Rexhepi ka përmendur rëndësinë e koordinimit të prindërve në raport me fëmijën e tyre. Sipas tij, fëmija duhet të marrë përgjigjen e njëjtë nga të dy prindërit në mënyrë që të mos vihet para një zgjedhje më konvenuese për të, e që mund të sjellë më shumë telashe se të mira. “Duhet me u mësu që nëse ka thanë nana JO atëherë baba s’guxon me thanë PO. Nëse ka thanë baba JO, nuk guxon nana me thanë PO”, tha Rexhepi në Orën 7 të Klan Kosovës. “Kjo është mënyra se qysh fëmijët mësohen. Por nëse e kemi një prind PO, tjetri JO, gjithmonë fëmija e zgjedh atë rrugën ma të lehtë edhe shkon te ajo që i përmbush kërkesat e tyre”.