PSG të gatshëm për të shitur Neymar, ky nuk dëshiron të largohet NULL NULL 23.06.2022 09:48 23.06.2022 09:48 Paris Saint-Germain janë të gatshëm për të shitur Neymar gjatë afatit kalimtar të verës, nëse paraqitet një ofertë e përshtatshme, por braziliani po heziton të largohet. Pavarësisht se ka rifituar kupën e Ligue 1 nën drejtimin e Mauricio Pochettinos këtë sezon, shumë mendojnë se PSG-ja ka pasur një sezon dërrmues. Neymar mori pjesën më të madhe të kritikave nga mbështetësit e klubit, me të dhe Lionel Messi që të dy u kritikuan pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Qëndrimi i lojtarit brazilian në fushë janë shqyrtuar nga klubi, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv. Mbappe gjithashtu ka rol në vendimmarrje, që përfshin të ardhmen e Neymar. Marrëdhëniet e Mbappes me Neymarin thuhet se janë ftohur vitet e fundit. Pavarësisht këtyre çështjeve megjithatë, sulmuesi nuk dëshiron të largohet nga Parc des Princes, dhe përndryshe synon të vazhdojë me PSG-në sezonin e ardhshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days