Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“PSG pa Zlatanin, si Formula 1 pa Ferrarin”

NULL NULL
16.12.2015 13:58
Suedezi i ka bërë të gjithë që të mësojnë se kush është Paris Saint-Germaini dhe largimi i tij do ta dëmtojë futbollin francez, ka thënë agjenti i tij.

Ligue 1 nuk do të vlejë gjë kur Zlatan Ibrahimoviq të largohet nga Paris Saint-Germaini, ka thënë agjenti i lojtarit Mino Raiola.

Suedezi ka fituar tre tituj të ligës duke treguar formë të lartë që nga transferimi i tij në vitin 2012, por pritet që të largohet në fund të këtij edicioni, kur edhe i skandon kontrata.

Raiola beson se PSG do të humbasë shumë kur Ibra të largohet dhe thotë se klubi ka qenë në qendër të vëmendjes vetëm shkaku i tij.

“Liga e Francës pa Zlatanin s’është gjë”.

“PSG i bëri dhuratë futbollit francez Ibrahimoviqin”.

“Kur ai zgjodhi Parisin, ishte zgjedhje e vështirë. Të gjithë flasin për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, por harrojnë që Zlatani i ka bërë të mësojnë se kush është Parisi”.

“Francezët duhet të mësohen me lojtarë të këtij niveli”.

“PSG pa Zlatanin është sikur Formula 1 pa Ferrarin. Si shampanja pa flluska”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.