PSG kërkon 222 milionë e më shumë për Neymar NULL NULL 16.07.2019 13:05 16.07.2019 13:05 Paris Saint-Germain do t’i kërkojë 222 milionë euro e më shumë nga Barcelona apo cilido klub tjetër që e do Neymar-in. Mediumi spanjoll AS kishte raportuar të martën që kataluansit kishin bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh plus Philippe Coutinho-n dhe Ousmane Dembele-në në drejtim të PSG-së. Mirëpo, sipas burimeve të afërta me këto negociata, kampioni i Francës nuk është i interesuar ta lë të shkojë brazilianin nëse merr një ofertë nën 222 milionë euro. Kjo shumë është pikërisht shifra me të cilën PSG e kishte marrë atë në radhët e veta nga Barcelona më 2017, duke e thyer rekordin për transferin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days