PSG-ja i bashkohet Interit në Mynih NULL NULL 07.05.2025 22:53 07.05.2025 22:53 Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve pas dy fitoreve ndaj Arsenalit në gjysmëfinale. Sonte ata fituan 2:1 dhe 1:0 në total duke e siguruar finalen e dytë në histori pas asaj që e humbën më 2020 nga Bayern Muncheni. Fabian Ruiz realizoi për vendësit në minutën e 27-të dhe pjesa e parë u mbyll 1:0. Vitinha humbi penaltinë për PSG-në në minutë e 69-të, por Achraf Hakimi përmirësoi gabimin e kolegut kur realizoi për 2:0 tre minuta më vonë . U duk sikur Arsenali gjeti shpresën kur Bukayo Saka realizoi për 2:1 në minutën e 77-të, por nuk bëri gjë në minutat e mbetura. Kështu parisienët udhëtojnë bashkë me Interin për në Mynih ku do të zhvillohet finalja e 31 majit.