PSG huazon Xavin NULL NULL 26.05.2015 12:13 26.05.2015 12:13 Al Sadd, ekipi i ri i ish-mesfushorit të Barcelonës, sipas Le Parisiene, është në pronësi të vëllait të bossit të Parisit, Nasser Al-Khelaifi. Prandaj, huazimi i tij nga klubi i Katarit te ai i Francës, është lehtë i mundshëm. Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, mund të luajë te PSG. Lajmi i mahnitshëm është raportuar nga Le Parisiene, që raportoi për një huazim të mundshëm të 35 vjecarit te skuarda e kryeqytetit francez, në sezonin 2015-16. Sipas kësaj gazete, informacionin e së cilës e përcjell Klan Kosova, PSG do të tentojnë ta marrin Xavin, nga klubi i Katarit Al Sadd, te e cila mesfushori katalan nis të luajë nga sezoni i ri. Ekipi i ri i përfaqësuesit të Spanjës, sipas Le Parisiene, është në pronësi të vëllait të bossit të Parisit, Nasser Al-Khelaifi. Një veprim të ngjashëm pati ndërmarrë Manchester City, kur transferoi ish-lojtarin e Chelsea-s, Frank Lampard, pasi ky la londinezët për klubin amerikan Neë York City FC. Ky ekip ka pronarë të njëjtë, si Manchester City. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.