Pseudo-drithërat: Çfarë përmbajnë dhe si mund t’ju ndihmojnë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pseudo-drithërat: Çfarë përmbajnë dhe si mund t’ju ndihmojnë

NULL NULL
15/01/2020

Nuk janë pjesë e grupit të drithërave mirëpo farat e tyre kanë ngjajshmëri me drithërat dhe përdoren pothuajse në të njëjtën mënyrë e për këtë kanë marrë emrin pseudo-drithëra.

Me që nuk përmbajnë gluten janë të përshtatshme për të gjithë ata të cilët janë të ndjeshëm apo jotolerantë në këtë proteinë bimore, përjcellë Klan Kosova.

Amaranti

Amaranti është i burim i mirë i energjisë dhe ka përqindje të lartë proteinash.

Përmban amino-thartira esenciale (lizinë, metoininë dhe cisteinë), mirëpo mund t’i jemi mirënjohës edhe për sasi të mëdha kalciumi, hekuri dhe magnezi.

Amaranti konsiderohet si bimë për jetëgjatësi. Në mjekësinë popullore kineze konsiderohet si preparat kundër plakjes. Një kokërr amarant përmban 16 për qind proteina, pektinë, mikronutriente.

Për nga proteinat, përmban dyfish më shumë se sa gruri. Përmban edhe yndyrë, karbohidrate, vitamina të grupit B, magnez, kalcium, fosfor dhe fibra.

Hikrra

Hikrra është zëvendësim i shkëlqyeshëm për grurin, nëse ndaj tij jeni intolerantë.

Përmban vitamina të grupit B, si edhe sasi të konsiderueshme proteinash dhe rutina bioflavanoide, të cilat forcojnë venat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Është e pasur me hekur.

Përmirëson shëndetin e zemrës, duke ulur kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Parandalon diabetin.

Hikrra është e jashtëzakonshme për të zëvendësuar orizin

Kuinoa

Kuinoa është një ndër drithërat më të vjetra në botë. Është e pasur me proteina të cilësisë së lartë dhe përmban të gjitha amino-thartirat esenciale, gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shpesh përmendet si zëvendësim i mishit.

Nëse vuani nga dhembja e kokës, le të jetë zgjedhje juaja për racion, sepse është e pasur me vitamina të grupit B dhe me magnez.

Ndihmon në dobësim sepse përmban fibra që të mbajnë të ngopur, ndihmon në shëndetin e zemrës, përmban antioksidues, redukton rrezikun e diabetit etj.

Teff-i

Teff-i në vendet afrikane zë vend shumë të rëndësishëm në vend të ushqimit, ndërkaq te ne është pak e njohur. Është jashtëzakonisht e pasur me proteina, vitaminë B, fosfor, minerale kalcium dhe hekur, ndërsa ka edhe mjaft vitaminë C.

Falë pjesëmarrjes së lartë të fibrave dietale, ndikon mirë në sistemin e tretjes dhe ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kokrra më e vogël në botë, ndihmon në qarkullimin e gjakut, në simptomat menstruale, nxit sistemin imunitar, ndihmon shëndetin kardiovaskular dhe të kockave. Nëpër receta përdoret në vend të melit.

Sorghum

Melekuqja (apo sorghum) është e popullarizuar në Lindje, ndërkaq te ne rrallë përdoret, mirëpo ia vlen të zëvendësohet, sepse sipas përbërjes së saj është e ngjashme me misrin.

Është burim i mirë i proteinave, fibrave dhe vitaminave të grupit B.

Ndihmon gjithashtu në nivelet e sheqerit të gjakut dhe lufton sëmundjet dhe inflamacionin. Nëse po kërkon të dobësohesh,sorghum përmban taninë që lufton obezitetin.