Pse u “zhduk” Glauk Konjufca në Kuvend? (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 21.10.2024 20:35 nga Flamur Gajtani 21.10.2024 20:35 Si çdo të hënë kur zakonisht mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, do të duhej edhe këtë 21 tetor. Por tash e dy javë kreu i parlamentit Glauk Konjufca nuk thirri takim, e as vetë nuk mori pjesë në tri seancat e jashtëzakonshme të javës së shkuar. Monitoruesit e cilësojnë këtë si shkelje të rregullores së punës nga shefi i tempullit të demokracisë. Por KDI, pret reflektim nga kryekuvendari pasi gjatë mandatit ai disa herë ka pasur qasje aktive e madje, edhe kritike ndaj shumicës ku bën pjesë edhe vet. Se shefi i legjislativit duhet t’i prijë kthimit të normalitetit mendon edhe opozita. Nga kabineti i kryetarit Konjufca, gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje. E përveç në deklarata e prani në Kuvend, Konjufca ka qenë tejet pasiv edhe për nga postimet.