Pse Totaj kërkon edhe një mandat në Prizren? (VIDEO) NULL NULL 09.07.2025 09:03 09.07.2025 09:03 Shaqir Totaj, kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, mbrëmë ka bërë të ditur se do të rikandidojë për edhe një mandat, duke e konfirmuar zyrtarisht kandidimin e tij për zgjedhjet lokale. Sot në një lidhje direkte për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Totaj tha se përvoja e krijuar gjatë këtij mandati dhe puna e nisur, janë arsye pse, sipas tij, qyteti ka nevojë për vazhdimësi. “Prizreni është një qytet me nevojat e veta specifike. Si qeverisje lokale kemi filluar mire, kemi realizuar diku 70–80% të premtimeve dhe synojmë të përmbyllim edhe projekte të tjera që kemi nisur”, u shpreh i pari i komunës. Ai shtoi se komuna ndodhet “në ritëm të mirë” dhe se nuk sheh nevojë për ndryshime të mëdha në qeverisjen lokale nëse fiton edhe një mandat tjetër./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 16 minuta më parë