Pse po infektohen të vaksinuarit? (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 31.07.2021 20:15 nga Arbreshë Uka 31.07.2021 20:15 Aktualisht në Klinikën Infektive po trajtohen dy qytetarë të prekur me virus, të cilët janë vaksinuar me dozën e parë të kurës anti-Covid, Në fakt ndihmë më këtë institucion kishin kërkuar edhe të tjerë, madje edhe nga ata që janë imunizuar me dy doza. Veçse, të gjitha këto raste janë infektuar pa e arritur imunizimin e pjesshëm apo të plotë. Infektologu Ilir Tolaj, shpjegon se pas marrjes së dozës së parë duhet dy javë në mënyrë që të krijohen anti-trupat dhe të filloj mbrojtja nga infeksioni. Derisa sipas Tolajt, imuniteti i fituar pas aplikimit të dozës së parë është 30-35 përqind dhe 80-99 përqind në disa raste eventuale, pas marrjes së dozës së dytë. Megjithatë edhe në rast se dikush vaksinohet përderisa COVID-19 është duke u zhvilluar në organizëm, ende pa u shfaqur simptomat apo pa pasur konfirmim të virusit përmes testit, sipas profesionistëve shëndetësorë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kujtojmë që tashmë varianti Delta po dominon në Kosovë.