Pse pesha e grave ndryshon pas martese? NULL NULL 21.08.2019 17:46 21.08.2019 17:46 Jetë e re, peshë e re! Ju ka ndodhur të dëgjoni (ose provoni) legjendën që thotë se gratë pas martese shtojnë në peshë? Epo ndodh! Dhe ka plot arsye pse! Përtacia të shëndoshë Kjo shihet të ndodhë te gratë e pasura edhe ato të një niveli mesatar. Duke qënë se punësojnë dikë, që merret me kujdesin e shtëpisë, gatimit apo edhe fëmijëve nuk kanë një aktivitet të mjaftueshëm për të djegur kalori. Shumë gra ndjekin dieta drastike për t’u dukur sa më mirë veçanërisht para dasmës. Pasi gjithçka mbaron dhe nis një jete e re përkrah bashkëshortit, gratë bien në një periudhë rehatie ku e lejojnë veten të llastohen me 2 ëmbëlsira më shumë, një darkë e fuqishme me partnerin, etj. Shtatzënia Siç edhe dihet, kur një grua është shtatzënë vetëtrajtohet dhe trajtohet nga familjarët si një princeshë. Kështu ajo nis dhe ha gjithçka pasi “i bën mirë bebit”. Po kështu me ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes, gruaja nuk mundet dot të gjejë kohën e duhur për t’u marrë me veten. Kështu kilet vazhdojnë të shtohen e të shtohen. Drekat/ darkat e shumta me të dashurit e tyre Veçanërisht kur sapo martohet, çifti ka tendencën të darkojë e drekojë sa më shumë jashtë, ushqim që jo përherë është i shëndetshëm dhe plot me karbohidrate. Pasi janë shtruar mirë e mirë, ju ndodhë të shkojnë në shtëpi e të flenë duke favorizuar dhjamosjen. Llastimet që i bën partneri Fatkeqësisht jo çdo grua arrin të martohet me shpirtin e vërtetë binjak. Por të gjitha fatlumet që munden përkëdhelen nga bashkëshorti me lloj-lloj ushqimesh që i shtyjnë të shtojnë kile, shkruan anabel. Dhe që ti sigurisht nuk mund t’u thuash: Jo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 19 orë më parë