Pse nuk e votoi Bashën për kryeparlamentar? – Nait Hasani sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 03.09.2025 16:39 03.09.2025 16:39 Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani. Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, për të cilin u raportua se pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor. Gjithashtu, me Hasanin do të flasim edhe për zhvillimet politike në vend, konkretisht për votën e tij kundër Dimal Bashës për kryeparlamentar edhe pse një pjesë e partisë që ai i takon votuan për. Pse Nait Hasani nuk e votoi Bashën për kryeparlamentar? A pati presion nga partia për të votuar për? Kush po e ushqen gjuhën anti-UÇK? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.