Pse njerëzit tradhtojnë? NULL NULL 28.04.2016 16:00 28.04.2016 16:00 Restless woman in bed with man Në tetor të vitit të kaluar, një studim kishte nxjerrë përfundimin se Facebook është një ndër kërcënimet më të mëdha për lidhjet e dashurisë, pasi që i inkurajon njerëzit që të tradhtojnë. E sipas një hulumtimi tjetër rrjetet sociale luajnë shumë më pak rol në tradhti se sa “pëlqimet” që mund të ndodhin në një vend pune, transmeton Klan Kosova. Por ende nuk ka asnjë përgjigje definitive mbi atë se pse njerëzit tradhëtojnë. Në rrjetin social “Whisper” , që është i dizajnuar për njerëzit që dëshirojnë të kenë takime anonimie ka mijëra përdorues të cilët dëshirojnë të kenë një lidhje tjetër përpos asaj zyrtares. Justifikimet e përdoruesve të cilët tradhëtojnë partnerët e tyre janë se ai ose ajo nuk po u kushton më vëmendje për nevojat e tyre seksuale. Hulumtuesit vlerësojnë se rreth 20 deri 25 përqind e burrave të martuar dhe mes 10 deri 15 përqind e grave të martuara kanë një lidhje jashtëmartesore.