Pse kur e dëgjojmë zërin tonë na tingëllon ndryshe?

Pse kur e dëgjojmë zërin tonë na tingëllon ndryshe?

NULL NULL
2 months më parë

Kur dëgjojmë zërin tonë në një mesazh zanor ose në një video, zakonisht tingëllon tmerrshëm.

Zëri ynë na duket shumë më i lartë ose thjesht i panjohur. Por, a tingëllon gjithmonë ashtu? Përgjigjja është po.

Kjo nuk është për shkak të telefonit tuaj të mençur – por edhe për shkak se ju nuk mund ta dëgjoni më veten përmes trupit tuaj, raporton Galileo, transmeton Klan Kosova.

Zëri juaj i brendshëm mungon. Kur flasim, zakonisht zërin tonë e dëgjojmë në dy mënyra: nga jashtë, nga ajri,  nga brenda, përmes trupit ku zëri ynë duket të jetë më i ulët.

Kjo ndodh për shkak të dridhjeve të tingullit në kokë. Tingulli bën që kockat, trutë dhe muskujt të dridhen.

Provojeni mbulojini veshët me të dy duart dhe tregojini vetes diçka, tingëllon i thellë apo jo?

Një ngushëllim i vogël për këdo që nuk i pëlqen zëri i tij. Nëse dëgjoni incizime të zërit tuaj më shpesh do të mësoheni me këtë zërin tuaj dhe me kalimin e kohës do të ndiheni më komod.