Pse ia vlen të ndiqet edicioni i 4-të i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO) NULL NULL 17.11.2025 20:10 17.11.2025 20:10 Sonte me fillim nga ora 21:00 do të nisë edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova. Spektakli më i madh televiziv në vend pritet të jetë më i fuqishëm, më emocionues dhe më surprizues se kurrë më parë. Kësisoj, pas tri edicioneve të suksesshme, edhe kësaj here, shtëpia do të jetë arenë e zhvillimeve dramatike e interesante, që do t’i ofrojnë banorët. Reality show më i jashtëzakonshëm shqiptar do t’i mbajë përpara ekranit miliona shikues anë e kënd botës, dhe njëkohësisht, duke thyer çdo rekord shikueshmerie.