Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse i duam thashethemet?

NULL NULL
14.07.2015 14:58

Pyetja që lind është pse na pëlqejnë thashethemet e mbi të gjitha pse i bëjmë ato? Përgjigja më e shkurtër që vjen është të zbulojmë sa më shumë për tjetrin. Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here.

Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë. “Jemi gjithnjë në kërkim të informacionit, duam të hetojmë për të parë se çfarë misteri fshihet. Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.

Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore. Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë.

Mendohet se si një instinkt për të mbijetuar me qëllim që të jetojmë dhe të kujtojmë të parët tanë historikë duhet të futemi thellë në historinë e të parëve tanë, në mënyrën se si funksiononin komunitetet e tyre e mbi çfarë rregullash. Kështu ata vendosnin se kujt do t’i besonin dhe kë do kishin kundërshtar. Thashethemi ishte një nga mënyrat që e ndihmoi njerëzimin për të krijuar këtë lloj mentaliteti.

Ndoshta nuk do të ishte e nevojshme të merreshim me thashetheme për të mbijetuar ashtu sikurse dhe paraardhësit tanë, por na ndihmon se kujt duhet t’i besojme dhe se kujt jo.

Nga ana tjetër, ne na pëlqen të bëjmë thashetheme për t’i lënë të tjerëve të kuptojmë se cilët jemi ne. Ju pëlqen të flisni për pabesnikërinë e komshisë suaj në lidhje me bashkëshortin e saj.

Duke shprehur mendimin tuaj ju keni dhënë edhe fakte se çfarë karakteri apo morali keni vetë. Kështu ju zbuloni se duke bërë thashethem personi përballë jush ka të njëjtin mendim me ju ose jo.

Duke u marrë me imtësirat dhe detajet e bisedave, ajo që nënvizoni është “Ne jemi më të mirë se ata”. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vlerat tuaja. Një mbivlerësim që i bëni vetes në mënyrë publike.

lajme të ngjashme