Pse është Dejona Mihali personi më i fuqishëm i LVV-së? Sejdiu: Janë në funksion të Albinit (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 21:43 24.06.2025 21:43 Dejona Mihali: foto nga Facebook Dejona Mihali sipas ish-nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu, nuk kishte pushtet të madh kur në vitin 2017 ishte emëruar sekretare e komiteteve brenda partisë, ndonëse sot është personi më i besueshëm i Albin Kurtit. Sipas Sejdiut, atë kohë Mihali bënte koordinimin e dokumenteve që i shkruante partia. “Dejona Mihali ka qenë fillimisht shefe e zyrës për komunikim me media në Vetëvendosje. Sekretare të komiteteve e kishim bërë në vitin 2017, po pushtet s`ka pas, ka qenë koordinim i dokumenteve që i kemi shkru. Vetëvendosje prej momentit që kemi dal ne, asnjë dokument nuk e kanë prodhu. Vetëvendosje nuk ka më përmbajtje, zero përmbajtje. Vetëvendosjen nëse e pyet cila është politika apo rruga që donë me zgjedhë me trajtu një çështje publike që sot është keq nuk din me ta dekonstruktu, me ta shtjellu e me ta nxjerrë një politikë publike të cilën ti mundesh me përkthy në ligj”, tha Sejdiu në Rubikon. Grupi i njerëzve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, që iu prinë Dejona Mihali sipas Sejdiut janë të nënshtruarit e Albin Kurtit. Ky grup siç thotë Sejdiu, janë intelektualisht fake e profesionalisht amatera, derisa profesionistë janë larguar nga partia. “Këta njerëz janë në funksion të Albinit, të nënshtruar, i përdorë Albin Kurti për mirëmbajtje të pushtetit. Pushtetit në Vetëvendosje, brendit të tij që është ky hegjemoni moral në vend po realisht unë e kam thënë, këtu jemi duke fol për një grup që janë intelektualisht fake komplet, profesionalisht amatera, kurrë në jetë të vet kurgja s`kanë punu, kurrë, kurrë, kurrë hiç, hiç, hiç asnjëri dhe proceduralisht inkompetent. Fatkeqësisht ata njerëz që kanë ditë diçka për ekonomi, për politika publike, për qeverisje që realisht edhe kanë pas përvojë edhe në sektorë privat edhe publik kanë qenë njerëz që kanë pas mendim në diskutime”, tha Sejdiu. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025