Pse duhet të konsumoni lëng qershie? NULL NULL 30.05.2016 16:31 30.05.2016 16:31 Një gotë me lëng qershie në mëngjes dhe në mbrëmje mund të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë, sipas një raporti të ri. Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Louisiana-së në SHBA, në një studim të bërë kanë konstatuar se konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë për dy javë, i ka ndihmuar personat e përfshirë në studim në rritjen e kohës së fjetjes me 90 minuta, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar lëng qershie. “Lëngu i qershisë është një burim natyral i hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit”, tha bashkëautori i studimit, Frank Greenway. Këto rezultate u prezantuan në në takimin vjetor të shoqërisë amerikane lidhur me ushqyerjen, në San Diego. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.