Pse duhet të hani një banane çdo ditë? NULL NULL 29.04.2024 20:02 29.04.2024 20:02 Përfitimet e frutit të bananes janë të shumta. Bananet kanë një efekt natyror anti-acid dhe mund të të çlirojnë nga shqetësimet e shkaktuara nga aciditeti i lartë në stomak. Poashtu si frut bananja është e shëndetshme për zemrën, janë të pasura me potasium dhe kanë shumë pak sodium, një kombinim i përsosur për mbrojtjen nga infarkti dhe goditjet në tru. Nëse ha një ose dy banane para ushtrimeve në palestër, do të përfitosh mjaftueshëm energji për mbi një orë stërvitje. Bananet janë një aleat i fuqishëm i pacientëve që vuajnë nga anemia. Poashtu, bananja të shton humorin dhe lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të tritotanit që në trupin tonë transformohet në serotoninë.