Pse duhet të hani bukë me mjaltë dhe kanellë? NULL NULL 05.07.2019 15:00 05.07.2019 15:00 Njerëzit nga shumë kultura të ndryshme kanë përdorur mjaltën dhe kanellën për të trajtuar shumë sëmundje dhe probleme të ndryshme shëndetësore në kushte shtëpie për shekuj. Së bashku me përfitimet ushqyese, mjalti dhe kanella gjithashtu përmbajnë disa përfitime shëndetësore që duhet të merren parasysh, e të cilat i gjeni më poshtë, transmeton Klan Kosova. Artriti Nëse vuani nga artriti kronik, përzieni 2 lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në një filxhan të madh. Konsumoni këtë përzierje dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Dhimbjet e stomakut Konsumoni mjaltin me kanellën për të trajtuar dhimbjet dhe ulçerin e stomakut. Sëmundjet e zemrës Për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës, lyejeni bukën me mjaltë dhe pluhur kanelle. Konsumoni atë si një mëngjes në baza ditore. Imuniteti Konsumi i rregullt i mjaltit dhe kanellës do të përmirësojë ndjeshëm sistemin tuaj imunitar dhe do të parandalojë infeksionet bakteriale dhe virale. Humbja e peshës Nëse ju doni të humbni peshë atëherë përzieni këta dy përbërës në një filxhan me ujë të valë. Konsumoni këtë përzierje në baza ditore dhe së shpejti do të vini re se si kilogramët tuaj po shkrihen. Gripi dhe ftohjet Nëse keni probleme me kollën, ftohjet dhe sinuset e mbingarkuara, konsumoni një lugë çaji mjaltë me një çerek luge kanelle, tri ditë radhazi. Së shpejti do të ndiheni shumë më mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Si ndikojnë patatet në tensionin e lartë të gjakut dhe shëndetin e zemrës? 27/06/2025
Lifestyle “Dhurata” më e mirë që mund t’i bëni partnerit është të flisni me të për shëndetin e tij 26/06/2025
Këshilla mjekësore A hani çokollatë çdo ditë? Ja si mund të ndikojë në trupin dhe shëndetin tuaj 26/06/2025