Pse duhet të dëgjoni muzikë klasike? NULL NULL 06.08.2015 14:30 06.08.2015 14:30 Sipas disa studimeve të kryera së fundmi, dëgjimi i muzikës klasike ka disa përfitime. Të gjeturat tregojnë se ka shumë të mira si për nga shëndeti mental, po ashtu edhe për nga ai fizik. Kjo lloj muzike mund të stimulojë trurin, të përmirësojë gjumin, të reduktojë stresin dhe gjithashtu të forcojë sistemin imunitar. Edhe nëse nuk keni qenë dëgjues dhe fans i muzikës klasike, ja disa nga arsyet se pse duhet të filloni ta dëgjoni: Truri punon më mirë Universiteti Northumbria në Britaninë e Madhe, ka kryer një eksperiment tek studentët. Atyre iu është vënë në disk të luhet muzikë klasike përderisa po testoheshin për një lëndë. Ata janë përgjigjur më shpejtë dhe më mirë gjatë kohës që po dëgjonin muzikë. I ndihmon njerëzit me harresën Të gjithë personat që kanë probleme me kujtesën, sugjerohen të dëgjojnë muzikë klasike. Kjo i ndihmon ata t’i risjellin në jetë kujtimet e tyre. Ju ndihmon të flini më mirë Ka shumë studime mbi efektet e muzikës klasikë në gjumë. Studimet tregojnë se kjo lloj muzike e rrit kualitetin e gjumit. Ja disa nga këngët që mund t’i dëgjoni gjatë kohës kur flini. Johann Sebastian Bach – Air on the G String Ludwig van Beethoven – Sonata No. 14 “Moonlight” – First movement Frederic Chopin – Berceuse in D flat opus 57 Claude Debussy – Claire de Lune Gustav Mahler – Symphony No. 5 – Adagietto Wolfgang Amadeus Mozart – Piano Concerto in C major K 467 – Second movement Bela Bartok – Piano Concerto No. 3 – Second movement Ju qetëson gjatë vozitjes Një e mirë e çuditshme e muzikës klasike, është se i qetëson dhe i relakson shoferët. Qeveria gjermane, e shqetësuar për numrin e madh të aksidenteve me fatalitet nëpër autostrada, shumica të shkaktuara nga shoferët agresivë, ka lansuar një CD për shoferët ku përfshihen këngët e Mozart-it. Kjo ka për qellim që të ndikojë në disponimin e mirë të shoferëve, që të ulet numri i aksidenteve. Përgatiti: Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Si ndikojnë patatet në tensionin e lartë të gjakut dhe shëndetin e zemrës? 27/06/2025
Lifestyle “Dhurata” më e mirë që mund t’i bëni partnerit është të flisni me të për shëndetin e tij 26/06/2025
Këshilla mjekësore A hani çokollatë çdo ditë? Ja si mund të ndikojë në trupin dhe shëndetin tuaj 26/06/2025