Pse disa njerëz vazhdojnë të vuajnë nga pagjumësia dhe rënia e flokëve pas COVID-it? NULL NULL 31.03.2023 17:29 31.03.2023 17:29 Sipas ekspertëve shëndetësor COVID-19 shkakton disa implikime afatgjata si rënia e flokëve, ulja e dëshirës seksuale, vështirësitë në dëgjim dhe shikim, si dhe probleme me gjumin. Pas disa mujsh që kanë kaluar virusin, shumë njerëz shërohen plotësisht, por disa vazhdojnë të luftojmë me disa probleme. Shumë njerëz edhe pas mujsh që e kanë kaluar COVID-in, vazhdojnë të luftojnë pagjumësinë dhe rënien e flokëve, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. Studimi i fundit zbuloi se 78.58 për qind e njerëzve nga vende të ndryshme të botës kanë ç’rregullime me gjumin pasi kanë kaluar këtë virus. Sipas ekspertëve, çrregullimet përfshinin edhe problemet me frymëmarrjen gjatë fjetjes dhe çrregullimet e zgjimit nga gjumi. Ekspertët dhanë edhe disa këshilla për të fjetur mirë, siç janë ushtrimet, kufizimi i pirjes së alkoolit dhe kufizimi i përdorimit të telefonit, sidomos para gjumit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.