Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse amerikanët e duan aq shumë Adele?

NULL NULL
22.12.2015 14:10

Pasi që e mbylli vitin 2015 me shifra rekorde të shitjeve të albumit të saj më të ri 25, Adele në fund të këtij viti po reflekton në atë se çfarë ky sukses i paprecedent do të thotë për të dhe familjen e saj.

Në një intervistë që ajo ka dhënë për revistën amerikane Time, Adele flet se pse amerikanët e pëlqyen aq shumë albumin e saj e po ashtu edhe për idenë se ajo mund të bëjë një duet me Beyonce, transmeton Klan Kosova.

“Amerikanët më pëlqejnë shumë për shkak se ata mendojnë se jam shumë e lidhur me mbretëreshën”, thotë Adele pasi që në Amerikë shiti 5.98 milionë kopje të albumit të saj në vetëm katër javë. “Amerikanët janë të obsesionuar me familjen mbretërore”.

Edhe një tjetër gjë që s’dihet për Adele, është se Beyonce është dashuria më e madhe për të pas të birit të saj. Ndërsa, sa u përket thashethemeve se Adeles i është ofruar një shans që të këndojë me Beyonce, dhe se Adele kishte refuzuar të bëjë një gjë të tillë, këngëtarja britanike i mohoi me buzë në gaz. Kushdo që e ka nisur një thashethem të tillë, duhet ta ketë bërë me shaka”, shprehet ajo, “për shkak se kushdo që më njeh mua, e di se prioritet i imi përveç djalit, është të këndoj edhe me Beyonce”.

 

lajme të ngjashme