PSD organizon tryezën e radhës të partive politike NULL NULL 31.05.2018 11:13 31.05.2018 11:13 Partia Social Demokratike (PSD), do të jetë partia e radhës e cila do të organizojë tryezën e partive politike parlamentare. Lajmin e ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, shefi i Grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu. Ai tha se janë në finalizim të caktimit të një teme e cila pritet të diskutohet në këtë tryezë të organizuar nga kjo parti. Ai po ashtu theksoi se në këto tryeza duhet të diskutohet për tema konkrete dhe me kuptim. “Jemi në finalizim të diskutimeve të tryezës së ardhshme dhe besoj që gjatë ditës sot do të ju informojmë. Besojmë që temat që duhet trajtuar në këto tryeza duhet të jenë konkrete dhe me kuptim e jo pa ndonjë efekt. Gjatë ditës sotme e vendosim për temën si dhe kur do të mbahet”, deklaroi Sejdu. Kjo do të jetë tryeza e katërt me radhë e organizuar nga Partia Social Demokrate (PSD).