PSD me aksion: Prokurori i Shtetit, i kapur nga VV (VIDEO) NULL NULL 17.03.2026 11:48 17.03.2026 11:48 “Prokurori i Shtetit, i kapur nga VV”, kështu u tha sot në aksionin e Partisë Socialdemokrate para objektit ku ndodhet zyra e Prokurorit të Shtetit. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për siç tha ai, kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Molliqaj tha se kjo është një lëvizje strategjike e VV-së për të kontrolluar procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe rekrutimin e prokurorëve. Ai paralajmëroi se zgjedhja e një presidenti të afërt me VV-në mund të legjitimojë këtë kontroll dhe të ndikojë gjithashtu në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i PSD-së bëri thirrje për reagim të shoqërisë dhe institucioneve për të mbrojtur pavarësinë e organeve të drejtësisë. “Arsyeja kryesore pse Albin Kurti e do presidentin e vet është për të zgjedhur kryeprokurorin për shtatë vite. Organi i akuzës po i mungon; nuk po i kryen punë më policia, por po i duhet edhe prokuroria”, tha ai./KP