PSD-ja me aksion "Albin Zajednica" (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PSD-ja me aksion “Albin Zajednica” (FOTO)

NULL NULL
20.03.2023 15:44

Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë.

Aktivistët e kësaj partie kanë shkruar parulla “Albin Zajednica”.

Ky aksion vjen pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt.

Kjo parti, në deklarimin për media, ka thënë se fjala “Zajednicë” u pagëzua nga vetë kryeministri Albin Kurti.

“Asociacioni, që paraqet ndarje etnike, është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që u bëhet kundërshtarëve politikë. Kështu, Asociacioni u pagëzua “Zajednicë”. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, “Zajednica” po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, thuhet në njoftimin e PSD-së, përcjell Klankosova.tv.

Frashër Krasniqi, aksioni PSD “Albin Zajednica”

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS