PSD hap simbolikisht referendumin për bashkim me Shqipërinë, duan që Kurti të votojë i pari NULL NULL 28.11.2021 13:27 28.11.2021 13:27 Partia Social-Demokrate përmes një aktiviteti afër qeverisë ka krijuar simbolikisht, një ambient për të votuar në referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nol Nushi, anëtar i kësaj partie, tha se këtë kuti votimi e kanë bërë enkas për kryeministrin Albin Kurti, dhe se presin që ai të vijë të votojë nga zyra e tij. “Kemi vendosur një pikë votimi ku mund të votohet për referendumin për bashkimin me Shqipërinë. Kjo është nisë nga deklaratat e Kurtit, i cili thoshte se do të votonte për bashkim, nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik”, tha Nushi para mediave. “Po e presim Kurtin që të vijë nga zyra e tij dhe të votojë. Ne e dimë se Kurti ka 700 punë, por besoj se punë ma të rëndësishme se bashkimi kombëtar nuk ka”, u shpreh tutje Nushi. “Pyetja është shumë e thjeshtë – po ose jo, ne e dimë se Kurti do të votonte po, vetëm se nuk i është ofruar mundësia, ne sot ia kemi ofruar mundësinë, e kemi vendosur afër qeverisë që mos me pas nevojë me i ndez ata 24 xhipat e blindum dhe me bo panik nëpër qytet”. “Kjo pikë votimi është vetëm për zotin Kurti, për të tjerët kur ta kryen ai votimin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.