Prugovci i Prishtinës, 12 vjet në pritje të asfaltit (VIDEO) NULL NULL 06.03.2025 12:29 06.03.2025 12:29 Fshati Prugovci në Prishtinë, ka kaluar 12 vjet pa pasur rrugë të asfaltuara, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët e tij. Një banor në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, shoprehet se “Kjo rrugë është 12 vjet kështu, pa u rregulluar. Kam bërë shumë ankesa, kanë ardhur dhe kanë thënë se do të na ndihmojnë, por asnjëherë nuk ka pasur asnjë veprim”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Pavarësisht premtimeve, as Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk ka arritur të realizojë këtë premtim. Banorët shprehen se situata ka agravuar edhe më shumë, pasi jo vetëm që rruga është e papërgatitur, por po shkakton dëme edhe në automjetet e tyre. Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme: