Provokojnë serbët, pije të lira për golat e pësuar nga Shqipëria NULL NULL 02.06.2016 11:00 02.06.2016 11:00 Një lokal në Beograd ka bërë një ofertë mjaft interesante për serbët, duke ofruar 5 përqind zbritje për çdo gol që do të pësojë Shqipëria në Euro 2016. Oferta është një tregues i zhgënjimit, për një vend që ëndërronte të ishte në Kampionatin Europian, por dështoi, në një grup ku luante pikërisht me Shqipërinë. E duke mos patur ekipin e tyre për të mbështetur në evenimentin në Francë, në Beograd provojnë të provokojnë sërish Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kroacisë. Përpara televizorit, serbët mund të presin uljen e ccmimit në pije, por fakti është që Shqipëria po jeton ëndrrën drejt Euro 2016. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.