Protestojnë rreth 400 punëtorë të Trepçës në Stantërg, kërkojnë pagat e tyre (VIDEO) NULL NULL 15.04.2020 09:46 15.04.2020 09:46 Diku rreth 400 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” janë duke protestuar para minierës në Stantërg për shkak se thonë që nuk kanë marrë pagat e tyre. Punën me këtë kërkesë ata e kanë bojkotuar që nga e premtja edhe pse në pandemi janë të ndaluara tubimet e tilla. Kryetari i Sindikatës, Gani Osmani, për klankosova.tv deklaroi se do të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre derisa të ketë diçka konkrete lidhur me kërkesat e tyre. “Jemi duke protestuar të gjitha ndërrimet, sot ka pasë të dalë para neve kryeshefi me staf të tij por deri tani nuk kanë ardhë”. “Ne e kemi rrezikuar jetën, kemi punuar në kushte të jashtëzakonshme dhe nuk ka paga për neve”. “Nga e premtja nuk kemi punuar nuk na ka marrë parasysh askush. Ne kemi me qëndru këtu edhe në këto kushte të pandemisë edhe nëse prekemi të gjithë me koronavirus”. “Këtu kemi me qëndru derisa të i marrim pagat. Po ashtu kërkojmë edhe dorëheqjen e menaxherit, pasi nuk po e menaxhon punën mirë”. “Nëse nuk merr masa dikush ne kemi me dalë edhe në rrugë, kështu kanë thënë punëtorët”, ka thënë Osmani. Protestojnë rreth 400 punëtorë të Trepçës në Stantërg, kërkojnë pagat e tyre Publiée par Klan Kosova sur Mercredi 15 avril 2020 Klan Kosova ka përgatitur një storie ditë më parë lidhur të njëtat kërkesa të punëtorëve të Trepçës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë