Protestojnë punëtorët e KEK-ut NULL NULL 08.02.2018 08:16 08.02.2018 08:16 Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës , sot duke filluar nga ora 12:00, mban protestë lidhur me kërkesën për ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro, gjë që ka qenë edhe premtim i kryeministrit Ramush Haradinaj. Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” në orën 12:00 dhe vazhdon, drejt sheshit “Skenderbeu”, transmeton Klan Kosova.