Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit (VIDEO) NULL NULL 09.07.2025 20:22 09.07.2025 20:22 Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu. Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”, ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen që ndjejnë të afërmit dhe miqtë. Të rinjtë kanë theksuar se shpresojnë në një proces të drejtë gjyqësor dhe kërkojnë që gjykata të marrë vendimin e duhur ndaj pesë personave që dyshohet se janë të përfshirë në vdekjen e Agonit. Ndiqeni videon për më shumë detaje që sjell gazetarja Amantina Hasani: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë