Protestohet edhe në Londër e Berlin për vdekjen George Floyd NULL NULL 31.05.2020 17:11 31.05.2020 17:11 Qindra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Londrës dhe Berlinit për ta shprehur solidaritetin me protestuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vdekjen e George Floyd. Në videon që u shpërnda me shpejtësi nëpër rrjetet sociale, një polic shihet duke e shkelur me gju në qafë George Floyd, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Gjatë arrestimit, zëri i Floyd dëgjohet duke i treguar policit se nuk po mundet të marrë frymë, por pavarësisht kësaj, polici nuk i përfill ankesat e njeriut me ngjyrë. Pak pas kësaj ngjarje, Floyd ka ndërruar jetë në një spital të Minneapolis, gjë që ka nxitur protesta nëpër disa qytetet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si shenjë solidarizimi me protestuesit në SHBA, qindra njerëz kanë qëndruar me parulla “Pa drejtësi, nuk ka paqe” dhe “Drejtësi për George Floyd” pranë ambasadave amerikane në Londër dhe Berlin. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 11 minuta më parë
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 43 minuta më parë