Protestë në mbështetje të të arrestuarve në Kumanovë NULL NULL 20.05.2015 08:17 20.05.2015 08:17 Familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në konfliktin në Kumanovë do të mbajnë sot, me fillim në orën 12:00, një protestë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të kërkojnë nga institucionet e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve që janë të arrestuar. Përmes një thirrjeje publike familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në konfliktin në Kumanovë thonë se në atje u luftua për drejtësi dhe dinjitet të shqiptarëve dhe përmes protestës e cila do të organizohet në mbështetje të organizatave të luftës, veteranëve dhe studentëve do të adresojnë kërkesat e tyre. Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përkrahin protestën e organizuar nga familjarët e ish-luftëtarëve të UÇK-së që morën pjesë në luftimet e Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe u bënë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve që të marrin pjesë në të. “Kjo protestë organizohet, për shkak se familjarët e luftëtarëve që u janë publikuar emrat në listën e të vrarëve nuk kanë informacion zyrtar, si dhe për shkak të keqtrajtimit të atyre luftëtarëve që gjenden në burgjet e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së. Me anë të një komunikatë, protestën e përkrahu edhe Grupi i Pavarur Studentor, organizatë kjo e cila kohë më parë organizoi në sheshin e Prishtinës ndezjen e qirinjve për të rënët në luftimet në Kumanovë. “Ne si Grup i Pavarur Studentor shprehim përkrahjen e fuqishme për familjarët e viktimave që ndodhën në Kumanovë dhe njëherësh për familjarët e të arrestuarve dhe shprehim brengen tonë në lidhje me mënyrën e trajtimit që po u bëhet të arrestuarve”, thuhet në komunikatën e GPS, në të cilën njëkohësisht, kërkohet nga Qeveria një transparencë më e madhe dhe një kujdes më i madh për bashkëkombësit ne Maqedoni. Kërkesat të cilat i parashtrojnë organizatorët e protestës së sotme: -Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione. -Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni. -Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahen, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë. -Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni. Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur. Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day