Protestë në Hagë kundër arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së NULL NULL 14.02.2023 18:52 14.02.2023 18:52 Qytetarë kosovarë nga diaspora po bëjnë thirrje për t’u mbledhur më 1 mars në Hagë për të protestuar kundër arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në njoftimin e tyre protesta organizohet kundër, siç thonë ata, “kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së”. “Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë. Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë! Diasporë, ju që asnjëherë nuk kursyet për Atdheun, bashkohuni dhe ejani më 1 mars 2023, nga 09:00h-12:00h, për të protestuar në rrugën ‘Laan van Reagan en Gorbatsjov’, Den Haag, Holandë”, thuhet në njoftimin e tyre. Ky është njoftimi i plotë: Shqiptarë, kudo që jeni, bashkohuni për të protestuar! Gjykimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, fillon më 1 mars 2023. Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar, prandaj më 1 mars protestojmë në Hagë. Të protestojmë kundër kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së. Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë. Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë! Diasporë, ju që asnjëherë nuk kursyet për Atdheun, bashkohuni dhe ejani më 1 mars 2023, nga 09:00h-12:00h, për të protestuar në rrugën “Laan van Reagan en Gorbatsjov”, Den Haag, Niederlande. Protestoni për UÇK-në, për ata që i mbrojtën familjet dhe popullin tonë! *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.