Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protestë e paralajmëruar para Kuvendit të Shqipërisë, policia para objektit

NULL NULL
19.11.2024 16:21
Pasi opozita në Shqipëri ka thirrur që të protestohet para Kuvendit nga ora 17:00, forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth objektit për siguri. Pamjet: A2 CNN
Pasi opozita në Shqipëri ka thirrur që të protestohet para Kuvendit nga ora 17:00, forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth objektit për siguri. Pamjet: A2 CNN

Pasi opozita në Shqipëri ka thirrur që të protestohet para Kuvendit nga ora 17:00, forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth objektit për siguri.

Demonstrata pritet të nis teksa në seancën plenare pritet të votohet projektbuxheti për vitin 2025.

Në pamjet e publikuara nga A2 CNN, shihen një pjesë e madhe e uniformave blu të pajisur me skafandra e mburoja, përcjell Klankosova.tv.

Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të planit të masave.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë protesta, por ka të dhëna se do të ketë një ndërthurje mes fjalimeve të deputetëve në Kuvend dhe atyre jashtë Parlamentit.

lajme të ngjashme