Protestat në Hong Kong, policia rrethon universitetin pas një nate të dhunshme NULL NULL 18.11.2019 07:44 18.11.2019 07:44 Policia po rrethon një kampus universitar në Hong Kong pas qëndrimit gjatë natës me qindra protestues brenda. Dhjetra protestues u përpoqën të largoheshin pas lindjes së diellit, por u kthyen mbrapa përderisa policia gjuajti gaz lotsjellës dhe plumba gome. Policia tha që gazi lotsjellës u ndez për shkak se “një grup i madh i rebeluesve të maskuar … të papritur u afruan në kordonë”. Pasdite, një grup tjetër i protestuesve u përpoq të vraponte nga kampusi, por shumë u arrestuan. Grupi prej rreth 100 personave u përpoqën të largoheshin nga Universiteti Politeknik përmes një hyrje të tunelit, por përderisa policia gjuajti gaz lotsjellës, disa prej tyre u arrestuan. Të tjerët nga grupi u tërhoqën më pas në kampus. Arrests made after protestors make a run for it on tunnel entrance highway by #hongkong Polytechnic pic.twitter.com/4B54GtBOt8 — Robin Brant 白洛宾 (@robindbrant) November 18, 2019 Policët kishin thënë më parë se protestuesit mund të largoheshin nga kampusi përmes Urës Jugore të rrugës Cheong Wan – por u kërkuan atyre që të hidhnin armët dhe të hiqnin maskat e tyre të gazit. Presidenti i sindikatës studentore të Universiteti Politeknik Ken Woo, i tha transmetuesit RTHK se të paktën 500 njerëz kanë mbetur brenda kampusit. Ai shtoi se uji i freskët ishte i disponueshëm, por furnizimet ushqimore ishin të ulta. Demonstruesit kanë okupuar vendin për ditë të tëra, përderisa protestat e dhunshme në Hong Kong vazhdojnë të përshkallëzohen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025