Protestat në Hong Kong, Carrie Lam: Mos e shtyni vendin drejt humnerës NULL NULL 13.08.2019 10:41 13.08.2019 10:41 Udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam ka paralajmëruar protestuesit antiqeveritarë të mos e shtyjnë qytetin drejt një humnerë, në një konferencë emocionale për shtyp të martën. Lam tha që Hong Kongu kishte “arritur një situatë të rrezikshme” dhe se dhuna gjatë protestave do ta shtynte atë “në një rrugë pa kthim”. Ajo u prit me armiqësi përderisa iu bëri bisht pyetjeve nga reporterët, të cilët vazhdimisht bërtisnin. Trazirat masive kanë tronditur qytetin për 10 javë dhe nuk tregojnë shenja të qetësimit. Protestat filluan duke kundërshtuar një projektligj të propozuar për ekstradim, i cili tani është pezulluar. Ato kanë evoluar në një lëvizje më të kërkuar pro-demokracisë, të nxitur nga frika se liritë që Hong Kong gëzon si një rajon i veçantë administrativ i Kinës po gërryhen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.