Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protestat gjithëpopullore, arrestohet lideri opozitar gjeorgjian

NULL NULL
04.12.2024 20:52

Mamuka Mamulashvili është një nga ushtarët gjeorgjianë që iu bashkua forcave ukrainase në luftën kundër pushtimit rus. Por, ndërsa trupi i tij është në Ukrainë, mendja dhe zemra e tij janë shpesh te zhvillimet në Gjeorgji, vendi që ndan një kufi të gjatë dhe një histori të ndërlikuar me Rusinë.

Në Gjeorgji, protestat kundër qeverisë proruse po vazhdojnë pa ndërprerë. Qeveria e Tbilisit ka pezulluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një veprim që ka shkaktuar zemërim tek qytetarët dhe kritikë të ashpër nga opozita dhe presidentja pro-perëndimore, raporton Klan Kosova.

Mamuka është i shqetësuar për fatin e vendit të tij. Ai dëshiron që Gjeorgjia të ndjekë rrugën drejt BE-së, duke u shkëputur nga ndikimi i Moskës.

“Qeveria gjeorgjiane po e çon vendin në një drejtim jo demokratik,” thotë ai. “Njerëzit protestojnë sepse duan ndryshim dhe rizgjedhje. Ne shpresojmë që qeveria të mos derdhë gjak dhe të tërhiqet nga politika proruse”.

Megjithëse dëshiron të jetë pranë bashkëkombësve të tij që protestojnë në rrugët e Tbilisit, Mamuka e di se prania e tij atje mund të ketë pasoja të rënda.

“Do të doja të shkoja në Gjeorgji për të protestuar”, thotë ai. “Por, qeveria mund të na ekstradojë në Rusi. Ndaj jemi në Ukrainë, ku ndihma jonë është më e nevojshme dhe nuk mund ta braktisim tani”.

Ndërkohë, situata në Tbilisi mbetet e tensionuar. Përleshjet mes policisë dhe protestuesve properëndimorë kanë hyrë në natën e gjashtë radhazi. Sipas raporteve, rreth 300 persona janë arrestuar deri më tani.

Zgjedhjet e 26 tetorit, të cilat partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” i fitoi, konsiderohen si një pikë kthese për vendin. Por opozita dhe presidentja pro-perëndimore kanë akuzuar qeverinë për manipulimin e votave me ndihmën e Rusisë, duke thelluar ndasitë në vend dhe duke ndezur më tej zemërimin popullor. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.