Protesta te ZRrE-ja, deklarohet policia: Aktiviteti nuk ishte paralajmëruar NULL NULL 02.04.2025 11:24 02.04.2025 11:24 Policia e Kosovës, foto ilustruese Disa prej anëtarëve të grupit “Asnji cent më shumë”, mëngjesin e sotëm e kanë zhvilluar një aksion te zyrat e Zyrës Rregullative për Energji. Ky aksion u zhvillua si shfaqje e pakënaqësisë ndaj paralajmërimit për rritjen prej 15 për qind të tarifave të energjisë elektrike. Lidhur me këtë aksion, u deklarua edhe policia. Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se pjesëmarrësit në fjalë kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. “Të njëjtit kanë shpërfillë urdhrat e zyrtarëve policor dhe kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre”, tha ajo. “Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 12 prej protestuesve dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit”, theksoi Ahmeti për Klankosova.tv Lirohen aktivistët e grupit “Asnji cent më shumë”