Protesta te Klan Kosova, policia gjobit Labinot Rexhën NULL NULL 29.10.2025 11:49 29.10.2025 11:49 Këngëtari i zhanrit popullor, Labinot Rexha është gjobitur nga Policia e Kosovës, pas protestës para Klan Kosovës. Të njëjtit iu shqiptua gjoba pasi nuk e ka paralajmëruar protestën paraprakisht në polici, njofton Klankosova.tv. Ai ishte i shoqëruar nga një numër i vogël i njerëzve të cilët ishin të veshur me bluza mbi të cilat shkruante “BBVK thuaj po Labit”. Ndryshe, Klan Kosova ende nuk e ka zbuluar datën e nisjes së këtij spektakli gjigant që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve anëmbanë Kosovës. Dëshira për të hyrë në Big Brother VIP Kosova, nis protesta e Labinot Rexhës (FOTO)