Protesta nëpër disa vende evropiane ndaj masave kundër pandemisë (VIDEO) NULL NULL 11.04.2021 10:41 11.04.2021 10:41 Të shtunën janë arrestuar 20 vetë në Finlandë në protestat që janë duke u zhvilluar kundër masave për ta luftuar COVID-19. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në disa vende të tjera të Evropës, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Përveç arrestimeve që u kryen pasi urdhri për shpërndarje i policisë finlandeze është injoruar, protesta ka pasur edhe në Danimarkë. Qindra njerëz janë mbledhur në Kopenhagë për ta kundërshtuar strategjinë e qeverisë për ballafaqim me pandeminë. Në Norvegji ku qeveria i ka shtrënguar masat gjatë festës së Pashkëve, rreth 200 protestues janë mbledhur në Oslo dhe kanë djegur maskat për mbrojte nga virusi. Protesta të ngjashme janë mbajtur gjithashtu edhe në kryeqytetin e Vjenës dhe Rumanisë. klankosova.tv