Sot protesta në Shkup NULL NULL 12.05.2015 11:12 12.05.2015 11:12 Lëvizja e re “Protestoj” sot ka paralajmëruar se do të organizojë protesta në orën 18:00 para Qeverisë. “Protestoj” është lëvizje qytetare për paqe, drejtësi dhe demoktratizim të institucioneve. Kërkesat e tyre në protestën e sotme do të jenë: dorëheqje urgjente dhe marrje e përgjegjësisë nga Qeveria, lirim urgjent të të gjithë aktivistëve të arrestuar që nga 5 Maji e tutje dhe formim të Qeverisë për demokratizim të institucioneve. “Ne jemi në numër më të madh, më afër dhe më të solidarizuar se kurrë më parë. Thërrasim të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët më nuk munden ta durojnë padrejtësinë, varfërinë dhe manipulimet e errëta të qeverisë, të na bashkohen, së bashku, në lëvizjen mbietnike, mbipartiake dhe autentike për paqe dhe drejtësi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Protestoj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.