Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg NULL NULL 16.11.2025 10:20 16.11.2025 10:20 Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se sot me mendje dhe zemër do të jetë në protestën e organizuar nga OVL UÇK në Strasburg. Ahmeti tha se aty filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar. “Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë 🇽🇰”, ka shkruar Ahmeti transmeton Klankosova.tv. Ai theksoi pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e evropian në Hagë, prandaj kërkoi lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”. Protesta mbahet sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.