Protesta e Opozitës zhvendoset në Pejë NULL NULL 16.12.2015 08:41 16.12.2015 08:41 Tre partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën sot do të mbajnë manifestimin e radhës në Pejë për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave serbe. Sipas Opozitës Peja është një prej komunave që dëmtohet më së shumti prej marrëveshjeve kriminale të nënshkruara prej Qeverisë Mustafa-Thaçi, sidomos prej marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, që ia heq Kosovës mbi 8000 hektarë tokë. “Për këtë tokë është derdhur gjak dëshmorësh, dhe askush nuk ka të drejtë t’ia falë dikujt”. “Po ashtu, Peja është e prekur prej enklavizimit të komunave e vendbanimeve me shumicë serbe, të cilat Serbia po dëshiron t’i përfshijë në një projekt që e shkatërron Kosovën, siç është “Zajednica”. “Ne nuk do ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës” thuhet në njoftimin për protestë të Vetëvendosjes, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë